Dodik: Kosova u prit me duartrokitje në Sarajevë, fishkëllima për Serbinë

Milorad Dodik ka njoftuar për pritjen e ngrohtë të Kosovës në hapjen e Festivalit Olimpik Evropian Dimëror për të Rinj (EYOF) në Sarajevë.

Lajme

12/02/2019 09:50

Milorad Dodik, kryesues i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës ka thënë se kishte obligim të drejtohet në hapjen e Festivalit Olimpik Evropian Dimëror për të Rinj (EYOF) në Sarajevë.

Ai ka bërë të ditur se delegacioni i Kosovës u prit në mënyrë të ngrohtë, për dallim nga përfaqësuesit serbë.

“Kishte shumë duartrokitje por edhe shumë fishkëllima. Unë kam vërejtur se duartrokitjet ishin për Kosovën kurse fishkëllimat iu drejtuan Serbisë”, deklaroi Dodik për “RTRS”, transmeton lajmi.net.

Në Sarajevë pas tri dekadash e gjysmë erdhi flakadani olimpik, por edhe këtu u dëgjuan “fishkëllima skandaloze”. /Lajmi.net/