Dodik i acaruar: Nuk besoj në drejtësinë ndërkombëtare

Presidenti i Repubikës ‘Srpska’, Milorad Dodik ka thënë se në vendin e tij ka nga ata që besojnë se duhet vazhduar se kinse asgjë nuk ka ndodhur, mirëpo sipas tij nuk është më situatë e njëjtë pasi Bosnje Hercegovina dorëzoi padinë për rishikim kundër Serbisë për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare.

Lajme

27/02/2017 23:29

Dodik ka theksuar se boshnjakët duan uzurpimin e institucioneve dhe se rrethanat e fundit po e qojnë Bosnje Hercegovinën në një bllokadë, transmeton lajmi.net.

“Të gjithë ne që flasim në gjuhën serbe dhe unë si president i Republikës duam të themi se Bosnje Hercegovina e ka shkelur Dejtonin dhe ka nënvlerësuar Serbinë, për këtë gjë duhet kërkuar falje”, ka thënë Dodik.

Duke komentuar mbi detajet e letrës së Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të publikuar nga Bakir Izetbegoviq, Dodik ka thënë se është shumë e dukshme se çdo gjë është bërë me shpejtësi, duke treguar se ka një ndikim politik në vetë gjykatën.

“Besimi im në institucionet ndërkombëtare është shumë i vogël, pothuajse nuk kam fare. Unë jam i bindur se ka padrejtësi ndërkombëtare. Sepse në qoftës e dikush mund të shkel Dejtonin atëherë asgjë më nuk është e sigurt”, ka thënë presidenti i Republikës serbe./Lajmi.net/