Dodge zbulon çmimin e 2015 Charger SRT Hellcat

Dodge ka zbuluar çmimin zyrtar të super-veturës, dhe vetëm mendoni se kushton $90 për kuaj-fuqi.

Auto & Tek

19/10/2014 20:21

Pas zbulimit botëror të saj dhe pas përmirësimit të performancave, Dodge përfundimisht ka zbuluar çmimin e Charger SRT Hellcat, vetura me 707 kuaj-fuqi.

Hellcat do të fillojë me një çmim prej $63,000 në SHBA, transmeton Lajmi.net.

Siç edhe e shohim, mund të themi se kjo veturë kushton $90 për kuaj-fuqi.

Natyrisht, Charger SRT Hellcat ofron më shumë se kaq. Motori i saj V8 nxjerrë jashtë 640 çifte rrotulluese, duke i’a mundësuar asaj një shpejtësi prej 96kmh në vetëm 3 sekonda.