Dodge përmirëson modelin Viper GTS për vitin 2015

Lajme të mira për modelin Dodge Viper, pasi që kompania ka njoftuar se do ta përmirësoj modelin për vitin 2015.

Auto & Tek

28/11/2014 22:01

Tani vetura ka marrë një paketë të performancës së lartë aero, një spojler mbrapa dhe një ndarës përpara që mundëson vetura të vozitet më mirë.

Vetura, që kushtonte $107,995, tani përmban ulëse Laguna dhe një sistem të zërimit Harmon Kardon, transmeton Lajmi.net.

Sipas presidentit të Dodge, shitjet e modelit Viper shtatorin e fundit kishin rënë, kështu që kompania vendosi që të njoftojë se do ta përmirësojë veturën dhe vetura do të kushtojë pastaj vetëm $80,000.

Motori i veturës prodhon 640 kuaj-fuqi dhe 600 çifte rrotulluese.