Dobitë që kemi nga peshku

Peshku është i mirë për shëndetin kardiovaskular, tensionin e gjakut, humbjen në peshë, redukton rrezikun nga kanceri, rrit funksionin e trurit, lufton inflamacionin, përmirëson pamjen, lufton depresionin e gjithashtu ka mjaft rol të madh edhe për shëndetin e lëkurës.

Lifestyle

13/08/2015 08:35

Peshku duke përfshirë edhe ushqime të tjera të detit, është një ushqim i shëndetshëm me vlerë të ulët të yndyrave të ngopura, me vlerë të lartë proteinash, dhe burim i shkëlqyeshëm i acideve yndyrore omega 3.

Është shtesë e mirë në dietë, pasi që është e pasur me vitamina, minerale dhe ushqyes për të cilat ka nevojë trupi për të qëndruar i shëndetshëm. Personat të cilët hajnë peshk kanë tendencë të konsumojnë më pak mish dhe djathë, dhe mund të shtojnë ushqime të tjera të shëndetshme në dietat e tyre.

Peshku lavdërohet nga shumë ekspertë si ushqim me përfitime të konsiderueshme shëndetsore. Gati çdo ditë publikohen studime derisa komuniteti i shkectarëve zbulon gjithnjë e më shumë dobi të jashtëzakonshme të peshkut.

Peshku është i mirë për shëndetin kardiovaskular, tensionin e gjakut, humbjen në peshë, redukton rrezikun nga kanceri, rrit funksionin e trurit, lufton inflamacionin, përmirëson pamjen, lufton depresionin e gjithashtu ka mjaftë rol të madh edhe për shëndetin e lëkurës.

Disa nga zgjedhjet e peshkut të mirë, sipas sasisë së acideve yndyrore omega 3 që përmbajnë janë: salmoni (i freskët atlantik), salmon i tymosur, sardelet, trofta, kallamari dhe tuna e konservuar. /KlanKosova