Dobitë nga uthulla e mollës

Uthulla e mollës e ul shtypjen e lartë të gjakut, ndihmon me rastin e sëmundjeve të fytit, tretjes së çrregulluar, metabolizmit dhe qarkullimit të dobët të gjakut dhe, gjithashtu e ruan linjën e trupit.

Lifestyle

14/12/2016 13:41

Nëse kemi probleme me dhimbje në nyja gjatë natës duhet t’i mbështjellim vendet me dhimbje me pëlhurë, të cilat janë lagur mirë me uthull të mollës. Mbi të vendosni një stof të leshtë. Përveç kësaj, gjatë secilës shujtë duhet pirë një gotë ujë, në të cilën janë përzier dhjetë lugë të vogla me uthull molle, shkruan Zëri.

Ndërsa kundër venave të zgjeruara për çdo mëngjes dhe mbrëmje, lëkurën mbi venat e zgjeruara duhet ta fërkoni me uthull të pastër molle.

Përveç kësaj, duhet që edhe dy herë në ditë ta pini nga një gotë ujë me dy lugë të vogla të uthull. Terapia zgjatë një muaj.