Dobitë e lënies së duhanit

Lënia e duhanit, për shumë kë duket e mision i pamundur. Duhanpirësit nuk janë të vetëdijshëm për pasojat që ua shkakton ai, madje as që duan t’ia dinë. Mbi të gjitha dëmi është shëndetësor, por edhe material, pse jo. Mirëpo, çfarë ndodh kur heq dorë nga duhani? Më poshtë i keni 10 gjëra të cilat…

Lifestyle

15/11/2013 06:00

Lënia e duhanit, për shumë kë duket e mision i pamundur. Duhanpirësit nuk janë të vetëdijshëm për pasojat që ua shkakton ai, madje as që duan t’ia dinë.

Mbi të gjitha dëmi është shëndetësor, por edhe material, pse jo. Mirëpo, çfarë ndodh kur heq dorë nga duhani? Më poshtë i keni 10 gjëra të cilat ndodhin pasi ta lini atë përfundimisht. Për rezultatet, do të befasoheni edhe vetë!

 

12 dobitë e lënies së duhanit

1. Brenda 20 minutash: temperatura e trupit, tensioni i gjakut dhe pulsi kthehen në normalitet.

2. Brenda 8 orësh: era e tymit zhduket dhe niveli i monoksidit të karbonit në gjak ulet në mënyrë të konsiderueshme.

3. Brenda 24 orëve: shanset e të pasurit e një ataku në zemër tashmë janë zvogëluar!

4. Brenda 48 orëve: shqisat janë të rizgjuara, veçanërisht ajo e të shijuarit dhe nuhaturit janë kthyer si të reja.

5. Brenda 3 ditëve: fryma është më e relaksuar dhe te vrapuarit nuk është më vuajtje.

6. Brenda 2-3 muajve: përmirësohet së tepërmi aktiviteti i qarkullimit të gjakut dhe rritet kapaciteti i mushkërive.

7. Brenda 1-9 muajve: mushkëritë punojnë përsëri me kapacitet të plotë, gjithashtu zvogëlohet mundësia e të pasurit infeksioneve të mushkërive.

8. Brenda 1 viti: mundësia për të pasur probleme kardiovaskulare është reduktuar me 50% në krahasim me ata që pinë duhan.

9. Brenda 2 vjetëve: rrezikun e të pasurit atak në zemër zvogëlohet në mënyrë drastike.

10. Brenda 5 vjetësh: reduktohet me 50% probabiliteti i të pasurit kancer të mushkërive, fytit dhe ezofagut, në krahasim me ata të cilët vazhdojnë të pinë duhan.

11. Brenda 10 vjetëve: shanset e prekjes nga kanceri i mushkërive janë ulur në mënyrë dramatike, duke arritur nivelet e jo-duhanpirësve.

12. Brenda 15 vjetëve: rigjenerimi është i përfunduar dhe rreziku i shfaqjes së sëmundjeve të zemrës është në nivel të njëjtë sikurse ata të cilët kurrë nuk kanë tymosur.