Dobësia e Hazardit

Eden Hazard mund të jetë duke shkëlqyer në Premierligë këtë sezon, ku me magjinë e tij dhe aftësitë e jashtëzakonshme të golashënuesit e ka udhëhequr Chelsean drejt pozitës së parë në tabelë. Mirëpo, ylli belg nuk është i mirë në çdo sport me top. Hazard, së bashku me bashkëlojtarë të tjerë të gjigantit londinez si…

Sport

27/03/2014 20:00

Eden Hazard mund të jetë duke shkëlqyer në Premierligë këtë sezon, ku me magjinë e tij dhe aftësitë e jashtëzakonshme të golashënuesit e ka udhëhequr Chelsean drejt pozitës së parë në tabelë.

Mirëpo, ylli belg nuk është i mirë në çdo sport me top. Hazard, së bashku me bashkëlojtarë të tjerë të gjigantit londinez si David Luiz, Petr Cech, Andre Schurrle dhe Demba Ba, u sprovuan me top në duar, në vend të këmbëve.

Dhe, aty doli se Hazard nuk është aq i shkathtë pasi ai dhe Luiz përfunduan me bilancin më të dobët. Yjet e Chelseas morën pjesë në sfidën e NBC, ku u desh të shënonin nga distanca. Ba dhe Schurrle u paraqitën më së miri së bashku me portierin Cech.

Për Hazardin ishte një ndjenjë e çuditshme e inferioritetit, ndoshta ai do të shfryhet ndaj mbrojtjes së Crystal Palace në fundjavë.