Dobësia e Bayernit

Legjenda e Bayern Munich, Stefan Effenberg është i bindur se Arsenali mund t’i shkaktojë mjaft probleme skuadrës bavareze, në ndeshjen e sotme e cila zhvillohet në Londër në kuadër të Ligës së Kampionëve. “Sonte ne do të shohim skuadrën më të mirë në botë kundër një skuadre e cila është e aftë të shkaktojë mjaftë…

Sport

19/02/2014 13:15

Legjenda e Bayern Munich, Stefan Effenberg është i bindur se Arsenali mund t’i shkaktojë mjaft probleme skuadrës bavareze, në ndeshjen e sotme e cila zhvillohet në Londër në kuadër të Ligës së Kampionëve.

“Sonte ne do të shohim skuadrën më të mirë në botë kundër një skuadre e cila është e aftë të shkaktojë mjaftë probleme. Dobësia e Bayernit është mbrojtja, dhe Arsenali mund të shfrytëzojë shumë mirë një gjë të tillë. Unë sonte pres të shoh një ndeshje tejet të bukur”.

“Arsenali ka forcuar shumë skuadrën dhe është duke luajtur një futboll shumë të bukur sidomos në fazën e sulmit. Pres një ndeshje të hapur jo me shumë interferencë taktike”.

“Të dy skuadrat janë të forta në fazën ofanzive. E përsëris edhe një herë, nëse Bayerni ka dobësi atëherë kjo është mbrojtja. Arsenali mund të shënoj sonte fitore edhe pse Bayerni për mua mbetet favorit”, tha Effenberg për Goal.com.