“Do të vras”, shqiptari kërcënon mësuesen e djalit

Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur në qytetin e Milanos në Itali me protagonist një prind shqiptar.

Lajme

16/06/2018 15:10

Djali i tij nuk u pranua nga Instituti Profesional në Gorgonzola dhe kjo gjë acaroi së tepërmi babain 50-vjeçar.

Shqiptari emri i të cilit nuk bëhet me dije ka telefonuar një prej mësueseve të djalit 16-vjeçar duke e akuzuar se ishte ajo fajtorja që djali nuk u pranua.

Ai e ka kërcënuar me jetë mësuesen. “Do të vras”, i është drejtuar ai mësueses raportojnë mediat italiane.

Pas këtij episodi, mësuesja ka kërkuar ndihmë në polici.

Menjëherë forcat e rendit janë vënë në lëvizje dhe kanë vënë në pranga 50-vjeçarin.

Ai ka pranuar se është fajtor dhe ka kërkuar falje. 50-vjeçari ka deklaruar se ka reaguar në atë formë në momente nervozizmi./noa.al/