Do të dridhet bota e futbollit nga ky transferim i Real Madridit

Real Madrid është shumë afër të bëjë një transferim gjigant.

Sport

13/01/2019 11:29

Real Madrid e di se Luka Modric do të largohet në fund të këtij sezoni, andaj po e transferon zëvendësuesin e tij.

Skuadra spanjolle është shumë afër transferimit të Christian Erisken nga Tottenhami, përcjell lajmi.net nga The Mirror.

Real Madrid do të paguajë 150 milionë euro për transferimin e danez, ndërsa Spurs e duan Frenkie de Jong nga Ajaxi si zëvendësues të tij.

Por, mesfushori holandez është më afër kalimit te Barcelona, pasi edhe dëshira e lojtarit është që të luajë në ‘Camp Nou’. /Lajmi.net/