Do të befasoheni se tifozë i cilës skuadër është Kim Jong-un! (FOTO)

Lideri komunist i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, është një “merakli” i madh i futbollit.

Sport

02/10/2017 17:03

Edhe pse në Korenë e Veriut futbolli nuk është një sport shumë i zhvilluar, duket se në këtë vend ka tifozë të shumtë të këtij sporti, e njëri prej tyre është edhe lideri Kim Jong-un.

Këtë e ka zbuluar senatori italian, Antonio Razzi, i cili ka qëndruar shumë afër tij, në një intervistë për ‘The Sun’.

“A është Kim sikur Eric Cantona apo Zlatan Ibrahimovic?””Jo, ai është thjeshtë Kim. Është unik. E pëlqen Manchester Unitedin, i pëlqen futbollistët dhe i mungojnë turnetë e mëdha”, ka deklaruar Razzi, përcjell lajmi.net.

Ai tutje ka shtuar se Kimit i pëlqen të shikojë edhe futbollin italian.

“Ai po ashtu shikon edhe ndeshjet që luhen në ‘San Siro’ mes Milanit dhe Interit. Është diçka që i ka mbetur nga koha e studimeve në Zvicë, ndërsa dëshiron që lojtarët nga Koreja e Veriut të luajnë në ligat më të forta të Evropës”./Lajmi.net/