Do të befasoheni se kush e kërkon tani Rabiotin

Tashmë është e ditur se Adrien Rabiot e kërkon largimin.

Merkato

03/10/2018 08:23

Mesfushori francez e ka refuzuar ta nënshkruaj kontratën e re te PSG-ja.

Rabiot u ka bërë me dije parisienëve se ai do të largohet në afatin e janarit, apo në verë si transferim i lirë.

Tottenhami i është shtuar listës së gjatë të klubeve që e duan transferimin e Rabiotit, përcjell “lajmi.net”.

Skuadra angleze është e gatshme që të ofroj 15 milionë euro për t’i marr shërbimet e mesfushorit, mirëpo PSG kërkon hiq më pak se 30 milionë euro.

Në garë për Rabiotin janë edhe klubet si, Barcelona, Milan, Chelsea, Manchester United dhe Juventus. /Lajmi.net/