Do të befasoheni se çfarë i kishte ndodhur në verë Savicit!

 Lotito ka refuzuar një ofertë të majme për Milinkovic-Savicin.

Merkato

01/10/2018 14:47

Pronari i Lazios, Claudio Lotito ka zbuluar se në këtë verë ka refuzuar ta shet Sergej Milinkovic-Savicin.

Sipas pronarit të klubit italian, ata kanë marr një ofertë të majme për mesfushorin serb, por që ai kishte bërë një marrëveshje me Simone Inzaghin.

“Unë bëra një marrëveshje me trajnerin që nuk do ta shes atë (Milinkovic-Savicin) deri në verën e ardhshme”, ka thënë fillimisht Lotito, përcjell “lajmi.net”.

“Ne pranuar një ofertë të madhe një ditë para se të mbyllet afati kalimtar, mirëpo ne nuk kishim shumë kohë edhe pse e kishim gjetur zëvendësuesin e tij”.

“Kur oferta arriti me 17 gusht, unë tashmë kisha bërë marrëveshje me trajnerin se nuk do ta shisja lojtarin, kështu vendosa që ta mbyll atë çështje”, ka përfunduar pronari i Lazios. /Lajmi.net/