Do të befasoheni sa hapa bëri Pogba te penalltia ndaj Young Boys

Paul Pogba me teknikë interesante te penalltia ndaj Young Boys.

Sport

21/09/2018 07:33

Jemi mësuar të shohim gola nga më të çuditshmit dhe më spektakolarët në të gjithë botën, por tashmë edhe penalltitë janë kthyer në një trend, ku kërkohet që të ekzekutohen në një mënyrë sa më të veçantë.

Mbrëmjen e djeshme, mesfushori i Manchester United, Paul Pogba, shënoi dy gola në fitoren 0-3 të “Djajve të Kuq” ndaj YoungBoys, e të dytin e shënoi me penallti.

Francezi e realizoi me 26 hapa, dhe iu deshën plot 9 sekonda, nga momenti i nisjes deri kur goditi topin.