Do të befasoheni nga transformimi i Tyson Fury në një vit

Boksieri Tyson Fury ka pësuar ndryshim të jashtëzakonshëm në fizikun e tij, për vetëm një vit punë intensive.

Sport

09/11/2018 21:50

Britaniku është duke u stërvitur për duelin e tij të radhës, të cilën e zhvillon kundër Deontay Wilder.

Meçi mes gjigantëve do të zhvillohet më datën 1 dhjetor, në Los Angeles.

Pas fitores ndaj Wladimir Klitschkos, ku u kurorëzua me titullin e kampionit botëror, boksieri britanik kaloi nëpër një krizë emocionale.

Ai madje ka thënë se gjatë një periudhe të caktuar kishte shqyrtuar edhe opsionin e vetëvrasjes.

Megjithatë, rikthimi i tij është për shembull. Shikojeni transformimin e tij: /Lajmi.net/