Do të befasoheni nga sekreti i kësaj 110 vjeçareje…

Asaj i pëlqen mishi i pulës, fasulet e gjelbra, dhe patatet e ëmbla. Ajo fle shumë, dhe lutet - mbi të gjitha ajo po i'a del për mrekulli dhe nuk ka asnjë problem serioz me shëndetin. Por, ka 70 vjet që ajo pi tri birra në ditë dhe një gotë viski.

Lifestyle

05/08/2015 14:38

Njihuni me Agnes Fenton nga New Jersey. Ajo sapo i ka mbushur 110 vjeç. Dhe ka një arsye tjetër që e bën atë shumë të veçantë. Në mesin e 7 miliard banorëve të globit si ajo janë vetëm 600, të tillë që e kanë tejkaluar moshën 110 vjeç, fenton sheh dhe dëgjon shumë mirë, ajo lexon gazetën dhe dëgjon radion, dhe del të shetisë me miqtë e saj.

Ajo tregon, se kur kishte pasur të vetmin problem shëndetësor në jetën e saj, një tumor malinj para disa dekadave, mjekët i kishin thënë që të pinte tri birra në ditë, përveç tyre edhe një gotë viski, dhe ajo bëri atë për 70 vite me radhë.

Kohëve të fundit ajo ka hequr dorë nga pija, pas këshillave të kujdestarëve të saj, për shkak se ajo nuk ha shumë si më parë. /lajmi.net

enhanced-20971-1438709367-7

48b2caa4acdcf286e67d646faa59fcbf_XL