Do të befasoheni me skuadrën e re të Mario Balotellit

Mario Balotelli mund të rikthehet në Serie A.

Sport

10/01/2019 14:36

Ish sulmuesi i Interit, Milanit, Liverpoolit dhe Manchester Cityt, këtë afat mund të largohet nga francezët e Nice.

Edhe pse e ardhmja e tij duket e paqartë, 28 vjeçari mund të vendos që të rikthehet në vendlindje.

Është skuadra nga Serie A, Sassuolo, që ka shprehur dëshirën për transferimin e tij.

Lajmi bëhet i ditur nga ‘Tuttsport’, që sheh Sassuolon si skuadrën e vetme italiane në garë për ‘Super-Marion’, përcjell ‘lajmi.net’.

Për Balotellin interesim ka edhe nga Franca, konkretisht skuadra e Marseille.

Balotelli është pjesë e Nice që nga viti 2016, dhe në 51 ndeshje në Ligue 1 ka shënuar 33 gola./Lajmi.net/