Do të befasoheni çfarë i ka ndodhur Barcelonës nga gjyqtarët

“Mundo Deportivo” ka fajësuar edhe më shumë gjyqtarët për rezultatet jo të mira të Barcelonës në javët e fundit në La Ligë.

Sport

03/03/2018 09:50

Barcelona u ankua në ndarjen e drejtësisë në duelin e fundit ndaj Las Palmas në La Ligë.

Skuadra katalane fajësoi penalltinë e akorduar në favor të kundërshtarit për humbjen e pikëve të plota në barazimin 1:1.

Por, “Mundo Deportivo” ka shkuar edhe më tej duke fajësuar edhe më shumë gjyqtarët për rezultatet jo të mira të Barcelonës në javët e fundit në La Ligë, përcjell “lajmi.net”.

Gazeta më e madhe sportive katalane ka analizuar se Barcelona ka humbur 10 pikë për shkak të gabimeve të gjyqtarëve. /Lajmi.net/