“Do ta zgjedhja Liverpoolin para Realit dhe Barçës”

Transferi i Liverpoolit, Marko Gruijc, ka thënë se do ta zgjedhte Liverpoolin para Real Madridit dhe Barcelonës.

Sport

24/02/2016 23:06

Mesfushori serb i Liverpoolit, Marko Grujic, do ta refuzonte një kalim te Barcelona apo Real Madridi, vetëm e vetëm që të luajë në Liverpool.

“Do ta zgjedhja Liverpoolin para Realit dhe Barcelonës. I dua ata. E dua Premierligën për shkak të energjisë dhe atmosferës”, deklaroi Grujic.

Futbollisti nënshkroi me Liverpoolin në janar nga Crvena Zvezda, ndërsa menjëherë u rikthye te klubi serb, ku do të qëndrojë i huazuar deri në fund të sezonit.