“Do ta mposhtnim Barcelonën nëse Messi do të ishte në anën tonë”

Diego Simeone është deklaruar pas humbjes së Atletico Madridit nga Barcelona.

Sport

04/03/2018 19:30

Barcelona në shtëpi ka mposhtur 1:0 Atletico Madridin në derbin e javës në La Liga, me një gol të shënuar nga Lionel Messi.

“Ishte një ndeshje e barabartë. Në pjesën e dytë ka pasur një reagim të qartë nga ne. Mendoj se kemi pasur mungesë përqendrimi”, ka deklaruar Simeone pas ndeshjes.

“Në pjesën e dytë kemi parë se çfarë skuadre jemi, një skuadër që punon”.

“Messi është një lojtar tjetër … Nëse ai kishte veshur fanellën tonë gjatë ndeshjes, rezultati mund të kishte qenë ndryshe”, ka thënë në fund Simone në forme shakaje./Lajmi.net/