Do ju vjen të qaj nga ajo se çfarë po i ndodh Turanit

Është për tu dhimbsur se çfarë po ndodh me Arda Turanin.

Sport

17/10/2018 11:33

Arda Turani po i kalon vitet më të tmerrshme të jetës së tij deri më tani.

Mesfushori turk që është në pronësi të Barcelonës, por i huazuar te İstanbul Başakşehir, po akuzohet për disa vepra, përcjell “lajmi.net”.

Arda Turan ishte i përfshirë në një përleshje në një klub të natës në Turqi, pasi i kishte thyer hundën këngëtarit të muzikës pop, Berkay Sahin.

Gazeta turke, Hurriyet, e citon Cadena Copen, ku shkruan se mesfushori akuzohet edhe për vepra si, ngacmime seksuale, lëndime trupore, gjuajtje me armë duke shkaktuar panik te qytetarët dhe mbajtje pa leje të armës.

Nga këto të gjitha akuza, 31 vjeçari është dënuar me 2.5 milionë lira, që i bije 370 mijë euro.

Kjo nuk është e tëra, pasi Turan rrezikon të dënohet edhe me 12.5 vite burgim. /Lajmi.net/