‘Do ju bombardoj sot’, Tayna shfaqet sërish provokuese

Sot është një ditë mjaft e rëndësishme edhe për Taynën.

ShowBiz

14/12/2018 14:39

Artistja nga Prizreni, Tayna feston sot ditëlindjen e 22-të, festa e së cilës ka filluar disa ditë më herët, shkruan lajmi.net.

Por, mesa duket këngëtarja nuk po ndalet së publikuari imazhe dhe video të ndryshme për ndjekësit e saj.

Tayna ka sjell një foto tejet provokuese me stil të ri të flokëve dhe me një fustan të shkurtër, ku ka vënë në pah format trupore.

“Do ju bombardoj me foto dhe video sot”, ka shkruar Shala.

Doruntina vazhdon të mbetet artistja më e kërkuar dhe më e pëlqyer në trojet shqiptare. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BrXj1s4ANhS/