‘Do i kisha dhënë pesë lojtarë vetëm që ta kem atë’

Zinedine Zidane padyshim që është njëri ndër lojtarët më të mirë në historinë e futbollit, teksa lajmi.net jus jell disa fraza më të mira që janë thënë për të, nga fytyra të njohura të këtij sporti.

Sport

10/11/2014 12:14

Padyshim, që fraza më e njohur dhe më interesante është ajo e ish-trajneri të Italisë, Cesare Maldinit, i cili ka thënë: “Do ti kisha dhënë pesë lojtarë, vetëm që ta kem Zidanen në skuadër”.

“Ai e driblon njërin, dy, tre,pesë, gjashtë lojtarë – ai është madhështor. Këmbët e tij flasin me topin”, kishte thjënë Jean Varraud, i cili e ‘zbuloi’ Zidanen’.

“Ai është nga një tjetërplanet. Kur Zidane futej në fushë, 10 lojtarët tjerë bëhen më të mirë. Është shumë e thjeshtë”, ishin fjalët e Ibrahimovic.

“Të sërvis me Zidanen me tre vite, ishte një ëndërr për mua.  Ai është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave”, ishin fjalët e Beckhamit.

“Unë e kam admiruar çdo herë Zidanen. Në fakt, unë kam një nga fanellat e tij në dollapin tim. Ne i ndërruam fanellat, pas ndeshjes ndërmjet Juventusit dhe Perugias”, kishte thënë Marco Materazzi