DnV me 2500 vëzhgues në zgjedhjet lokale

Koalicioni i Organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve Demokracia në Veprim (DNV) ka prezantuar planin për monitorimin e zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Lajme

20/09/2017 14:41

Albert Krasniqi, nga DnV, tha se tashmë kanë trajnuar 61 vëzhgues afatgjatë, kurse për zgjedhje do të kenë të angazhuar 2500 vëzhgues, raporton Ekonomia Online.

“Objektivi ynë kryesor do të jetë respektimi i dispozitave ligjore. DnV mbetet e përkushtuar që të raportojë për shkeljet e kodit të mirësjelljes”, tha ai.

Krasniqi u bëri thirrje subjekteve politike që ti përmbahen kodit të mirësjelljes.

DnV bëri të ditur edhe sloganin për këto zgjedhje. Kampanja do të quhet #me votë.

Ismet Kryeziut, nga DnV, pati ankesa sa i përket punës së Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ).

Sipas Krasniqit, KQZ nuk ka bërë sa duhet sa i përket edukimit të votuesve, andaj koalicioni i organizatave të tyre po e bënë këtë punë.

“Ne mendojë se KQZ nuk është duke e bërë punën e nevojshme për edukimin e votuesve andaj ne jemi shumë të angazhuar që të bëjmë edukimin e tyre”, tha Kryeziu.