Djorkaeff: Ronaldo ishte superior ndaj të gjithëve

Youri Djorkaeff, ish futbollist i Interit, e ka dhënë një intervistë për emisionin ‘Le Club’ në televizionin BeIN Sports, ku ka folur për të kaluarën e tij, sidomos për partnerin e atëhershëm të sulmit, Ronaldo. “Ai ishte një femomen, një nivel superior ndaj të gjithë të tjerëve. Nuk e kam parë kurrë ndonjë lojtar më…

Sport

31/03/2014 07:43

Youri Djorkaeff, ish futbollist i Interit, e ka dhënë një intervistë për emisionin ‘Le Club’ në televizionin BeIN Sports, ku ka folur për të kaluarën e tij, sidomos për partnerin e atëhershëm të sulmit, Ronaldo.

“Ai ishte një femomen, një nivel superior ndaj të gjithë të tjerëve. Nuk e kam parë kurrë ndonjë lojtar më të shpejtë se ai me topin. Ishte e jashtëzakonshme se çka bënte në stërvitje, ndërsa atë arrinte ta përsëriste në fushë”, ka thënë fillimisht ish përfaqësuesi francez, i cili foli edhe për arritjen e tij në Milano në verën e vitit 1996.

“Isha i pavendosur në mes Valencias, Barcelonës dhe Interit, por në fund vendosa të nënshkruaja me Nerazzurri”, përfundoi Djorkaeff, dikur njëri prej lojtarëve kryesorë të Interit.