Djokovic e fiton Wimbledonin

Novak Djokovic është fitues i turneut të madh të tenisit, Wimbledon. Tenisti serb e mposhti në finale zviceranin Roger Federer, 3:2 në sete, pas një meçi dramatik.

Sport

06/07/2014 20:10

Novak Djokovic e ka fituar turneun e madh të tenisit, Wimbledon, pasi e mposhti në finale zviceranin Roger Federer, 3-2 në sete.

Federer e fitoi setin e parë 7-6, ndërsa në atë të dytë më i mirë ishte Djokovic, 6-4. 

Serbi e fitoi edhe setin e tretë, 7-6, për të kaluar në avantazh, por Federer bëri rikthim sensacional në setin e katërt, duke e fituar atë 7-5 me geme, edhe pse ishte duke humbur 5-4.

Në setin e pestë dhe vendimtar, “Nole” fitoi 6-4, për të triumfuar për herë të dytë në këtë turne.