Djemtë që tymosin kanabis janë 10 centimetra më të shkurtër

Meshkujt që tymosin kanabis para se të hynë në fazën e pubertetit mund të jenë duke ia ndaluar vetes rritjen për më shumë se 10 centimetra.

Lifestyle

03/11/2016 16:18

Të paktën kështu thonë hulumtuesit të cilët kanë zbuluar se të rinjtë që janë të varur nga kanabisi janë më të shkurtër se shokët e tyre që nuk kanë tymosur ndonjëherë kanabis.

Ata gjithashtu kanë zbuluar se pavarësisht se ndjehen të relaksuar gjatë tymosjes, pas një kohe të gjatë trupi i tyre do të jetë më i stresuar.

 Kanabisi është droga më e përdorur në Evropë dhe besohet se rreth 80.5 milionë evropianë kanë tymosur kanabis të paktën një herë në jetën e tyre. /Telegrafi/