“Djemtë e shpellës”, reshjet nxisin autoritetet tajlandeze

Autoritetet tajlandeze vazhdojnë pa u ndaluar operacionet për shpëtimin e 12 djemve dhe trajnerit të tyre të mbetur të bllokuar në një shpellë nga ujërat e përmbytjes, ndërsa retë që po grumbullohen mbi zonë japin sinjalin se do t’i duhet të marrin një vendim shumë shpejt.

Bota

08/07/2018 00:06

Meteorologët parashikojnë reshje të dendura në ditët në vazhdim dhe nuk ka asnjë garanci që dhoma e nëndheshme ku djemtë gjenden nuk do të përmbytet.

Qëndrimi i tyre aty disa muaj për të pritur kalimin e stinës së shirave duket një plan i parealizueshëm dhe pesha e vendimit për ti nxjerrë përmes zhytjes, po shtohet gjithnjë e më shumë mbi supet e autoriteteve.

Vdekja e një prej zhytësve profesionistë në thellësi të shpellës të premten e ka bërë këtë vendim edhe më të vështirë, ndërsa opsionet për shpëtimin e futbollistëve të vegjël duket se janë shumë të pakta dhe që të gjitha plot rrezik.

Përmes një letre mjaft prekëse nga thellësia e tokës, djemtë i thanë prindërve të tyre se janë mirë dhe se së shpejti do të dalin që aty, ndërsa familjet presin jashtë shpellës për lajmin e mirë. Murgjit budistë që luten çdo natë para shpellës, mendojnë se moti i thatë që ka zgjatur çuditshëm është rezultat i përpjekjeve të tyre.

Por parashikimet për reshje të shpejta zor se do të përgënjeshtrohen nga lutjet dhe vendimi për nxjerrjen e djemve nga shpella bëhet gjithnjë e më urgjent me çdo orë që kalon.