Djemtë e grupit Backstreet Boys ‘bëhen’ gra në 25 vjetorin e tyre historik!!

Djemtë e grupit 'Backstreet Boys' kanë habitur të gjithë me paraqitjen e tyre të fundit.

ShowBiz

08/05/2018 15:56

Në 25 vjetorin e tyre historik ata kanë zgjedhur të shndërrohen në femra dhe janë veshur si Spice Girls, shkruan lajmi.net

Nick Carter ishte shndërruar në Emma Bunton, Howie Dorough si Geri Halliwell, Kevin Richardson si Victoria Beckham, AJ MacLean si Mel B dhe Brian Litrell si Mel C.

Djemtë, u përpoqën të tregonin lëvizjet më të mira të vallëzimit, njejtë si vajzat e ish grupit të famshëm gjatë performancës së tyre në skenë ndërsa një fans i tyre për mediat e huaja ka thënë se është habitur se sa mirë sipas tij ata dukeshin si gra./Lajmi.net/