Djelmoshat e rrezikshëm në Gërdovc

Gërdovci ka pranuar të burgosurit e parë që konsiderohen se janë të rrezikshëm.

Lajme

30/07/2014 09:19

Burim Basha, Faton Hajrizi, Bedri Krasniqi janë disa nga të burgosurit e parë që janë bërë banorë të Burgut të Sigurisë së Lartë.

Ushtruesi i detyrës së shërbimit korrektues Shemsi Hajrizi konfirmon se në Gërdovc janë dërguar gjashtë të burgosur që konsiderohen të rrezikshëm, por pa dhënë emra.

“Po janë dërguar gjashtë prej tyre por nuk i bëjmë publik emrat e tyre”, tha Hajrizi për Tribunën.

Gazeta mëson se në Gërdovc janë dërguar Faton Hajrizi i dënuar me 25 vjet, Bedri Krasniqi i dënuar me 27 vjet heqje lirie dhe Burim Basha me 20 vjet burg.

Në burgun e Sigurisë së Lartë dërgohen personat që janë të dënuar mbi 15 vjet. Tre këta janë të njohur për arratisje nga burgjet. Madje Hajrizi është arratisur shtatë herë nga burgjet e Kosovës.