Dje shok, sot armik i Barcelonës

Mesfushori i Bayern Munichut, Thiago Alantara dëshiron ta eliminojë ish skuadrën e tij Barcelona duke u kualifikuar në finalen e Ligës së Kampionëve.

Sport

24/04/2015 22:08

Mesfushori i Bayern Munichut, Thiago Alantara ka thënë se mezi pret të rikthehet në Camp Nou dhe të ballafaqohet me Barcelonën në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Alcantara iu bashkua gjigantit katalan në moshën 14-vjeç dhe kaloi katër vite me ekipin e parë.

Ai është i “nderuar” që do të luajë sërish në Camp Nou, edhe pse si kundërshtar.

“Cilido kundërshtar tjetër do të ishte po ashtu i vështirë, por është një nderë të luani në Camp Nou”, deklaroi ai.

“Do të bëjmë gjithçka që mundemi për të shkuar përpara dhe të luajmë për kurorën evropiane në Berlin”, u shpreh Alcantara.