Dje shënoi super gol, shikojeni çfarë i ka ndodhur sot Xhakës (FOTO)

Granit Xhaka ka fituar përkrahjen e tifozëve të Arsenalit pas dy golave të njëpasnjëshëm.

Sport

21/09/2016 09:09

Granit Xhaka e shënoi një tjetër gol të jashtëzakonshëm në fitoren e Arsenalit ndaj Nottingham Forest në League Cup, të martën.

Dhe, goli i dytë i njëpasnjëshëm – pas atij ndaj Hull Cityt në Premierligë – ka bërë që Xhaka të shndërrohet në idhull të tifozëve “Gunners”.

“Metro” shkruan se ka të atillë që kërkojnë që mesfushori kosovar të emërohet kapiten i ekipit, përcjell “Lajmi.net”.

Xhaka ka luajtur pak së fundmi derisa menaxheri Arsene Wenger e ka inkuadruar shpeshherë nga banka e rezervistëve.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.