Dje shënoi gol në Champions, sot në mëngjes shkoi në shkollë (Video)

Në moshën 17-vjeç e 263 ditë, sulmuesi i Baselit, Breel Embolo u bë një prej futbollistëve më të ri që shënoi gol në kuadër të Ligës së Kampionëve. Por, ai sot në mëngjes u zgjua për të shkuar në shkollë.

Sport

05/11/2014 12:36

Me golin që realizoi në duelin kundër Ludogorets Razgrad në minutën e 34-të të ndeshjes, sulmuesi i Baselit, Breel Embolo, u bë futbollisti i pestë më i ri që shënoi në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Por, ai nuk pati shumë hapësirë për të festuar sepse sot në mëngjes u desh të zgjohej në ora 8:00 për të shkuar në shkollë.

Kamerunasi realizoi ndaj kampionit të Bullgarisë në moshën 17 vjeç e 263 ditë.

“Më kanë thënë se nuk guxoj të vonohem. Asnjëherë nuk jam vonuar andaj dua ta respektoj marrëveshjen”, deklaroi sulmuesi i ri për mediat zvicerane.