Djathi ulë rrezikun nga diabeti

Nëse jeni nga ata persona që shmangin djathin për shkak të mbajtjes së linjës, mendoni përsëri.

Lifestyle

23/07/2014 22:37

Studimet më të reja kanë treguar që djathi zvogëlon rrezikun nga fitimi i diabetit të tipit 2, i cili më së shpeshti lidhet me peshën e tepruar trupore.

Hulumtimi është bazuar në ndikimin e përbërësve ushqyes të djathit në diabet. Rezultatet kanë treguar që ata të cilët hanë djathë kanë 12 për qind më pak shanse për t’u sëmurë nga diabeti.

Shkencëtarët nuk janë tërësisht të sigurt pse kanë fituar rezultatet të tilla. Produktet tjera të qumështit nuk kanë treguar asnjë efekt të dobishëm dhe për këtë arsye besojnë që kjo është e lidhur me procesin e fermentimit, i cili ndodhë gjatë kohës së bërjes së djathit, transmeton Gizmodo.

Sigurisht, duhet të theksohet edhe që pesha e tepruar trupore ka rrezik të madh për të fituar diabet, prandaj konsumimi i sasive të mëdha të djathit në përpjekje për të shmangur diabetin edhe nuk është hapi më i mençur.