Djaloshi realizon ëndrrën, shënon në stadiumin historik të Marseille

Olympique Marseille nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim 2:2 në ndeshjen e javës së tretë në shtëpi ndaj Rennes.

Sport

27/08/2018 18:19

Fillimi i kësaj ndeshje ka dhuruar emocione të paharruar për një djalosh, që realizoi ëndrrën e madhe të tij.

Një tifoz i Marseille, ka realizuar ëndrrën duke shënuar gol në stadiumin legjendar ‘Velodrome’.

‘Velodrome’ është një nga stadiumet më mitik që ka futbolli, dhe shënimi i një goli atij që qenë një ëndërr e shumë lojtarëve.

Djaloshi që e bëri këtë, festoi jashtëzakonisht shumë, ku u ndihmua edhe nga publiku që duartrokiti pandërprerë për të./Lajmi.net/