Djaloshi që vuan nga një sëmundje e rrallë që nuk e lejon të flejë gjumë

Rhett Lamb është një djalosh trevjeçar nga Pitersburgu i Shteteve të Bashkuara që vuan nga pagjumësia, e cila e detyron djaloshin të rrijë zgjuar 24 orë në 24.

Lifestyle

24/10/2017 12:58

Kushdo që e shikon Rhettin e vogël gjëja e parë që i vjen ndërmend është se ai është djalë më se normal si gjithë të tjerët, por edhe një djalë i zgjuar, bukurosh.

Ai e mbajti të fshehtë problemin e tij, si një mister të madh që e shpuri atë frikshëm drejt rrezikut për jetën, duke trazuar edhe jetën e prindërve të tij.

Për arsye të cilat doli se ishin tejet të rralla, Rhett Lamb nuk arrin dot të flejë. Dhe kur themi se nuk mundet të flejë, do të thotë se ai 24 orë në 24, kurrë nuk mbyll sytë për gjumë.

Mjekët shpjegojnë se truri nuk e shpie trupin në gjendje nevoje për gjumë me pasojë qëndrimin e tij gjithmonë zgjuar. Pasi e kanë studiuar mire këtë rast mjekët kanë mbetur të shokuar nga ky çrregullim tejet i rrallë.

Ata kanë kryer një sërë analizash dhe kontrollesh me mjete të specializuara të vizitave shëndetësore dhe pas shumë e shumë kërkimesh, më në fund, mjekët e përcaktuan diagnozën: “Dysplasia dhiari”, një sëmundje e rrallë që prek trurin e njeriut.

Ky është një çrregullim neurologjik në pjesën e poshtme të trurit, në trurin e vogël, i cili shkakton një shumëllojshmëri të simptomave, përfshirë këtu edhe pagjumësinë. Mjekët thanë se ishin të gatshëm të bënin një ndërhyrje të rrallë kirurgjikale në tru, por paralajmëruan se shanset ishin të pakta për mbijetesë.

Me gjithë rrezikun që mbart mbi vete, prindërit e Retit, pranuan që ky operacion të kryhej në kokën e vogëlushit, operacion që zgjati shumë orë dhe që rezultoi i suksesshëm. Rhetti do të jetojë, e për më tepër, më në fund pas tre vjetësh, do të arrijë të bëjë atë që bëjnë gjithë të tjerët, herë pas here, të flejë. Vërtetë shkenca do ta zgjidhë këtë mister. Ndoshta po.!?