Djaloshi që peshonte 190 kilogramë humbi gjysmën e peshës, ja si duket tani

Një djalë indonezian, i cili peshonte më shumë se 190 kilogramë, ka humbur gjysmën e peshës së trupit duke hequr dorë nga sheqeri dhe tani dëshiron të bëhet futbollist.

Fun

18/12/2018 17:50

Arya Permana, 12 vjeç, u cilësua si personi më i shëndoshë i Indonezisë në moshën dhjetë vjeçare, por që nga ajo kohë, ai ka humbur më shumë se 95 kilogramë, transmeton lajmi.net.

Arya është mjaft aktiv, duke bërë 5 kilometra çdo ditë dhe luan badminton me miqtë e tij, pas një diete të rreptë dhe stërvitje rigoroze.

Në fotot e marra pas transformimit të tij Arya mund të shihet bluzë pa mëngë të gjata, për të ilustruar humbjen e peshës së tij. /Lajmi.net/