Djaloshi që hyri në fushë pas Ramosit është shqiptar (FOTO)

Djaloshi që hyri në fushë pas kapitenit të Real Madridit, Sergio Ramos, është shqiptar.

Sport

12/06/2017 13:22

Ndeshja mes reprezentacionit të Maqedonisë dhe të Spanjës e zhvilluar mbrëmë në stadiumin e qytetit të Shkupit, “Telekom Arena”, dhuroi spektakël të pa parë ndonjëherë në këtë fushë, shkruan Lajm.

Prezent ishin yjet më të mëdhenj të ekipeve si Barcelona, Reali, Manchesteri, Chealsea etj.

Ajo që u ra në sy më së shumti ishte fundi i ndeshjes ku djaloshi shqiptar, Omer Jashari, emri i të cilit është zbardhur nga miqtë e tij në rrjetet sociale, vrapoi pas kapitenit të reprezentacionit të Spanjës Sergio Ramos, njëherit edhe kapiteni i “Mbretërve” nga Madridi.