Djaloshi pre e fushatës së Aleksandar Vucic

Mediat serbe kanë satirizuar me veprimin e Aleksandar Vucic i cili kishte shpëtuar një fëmijë nga stuhia e borës. Ky veprim nga disa media dhe në rrjete sociale u quajt si kredit i Vucic për zgjedhjet e 16 marsit në Serbi.

Lajme

02/02/2014 21:45

Një video satirike që tallet me veprimin ZëvendësKryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vucic, i cili kishte shpëtuar një fëmijë nga stuhia e borës, është larguar në mënyrë misterioze nga YouTube.

Ndërsa, firma austriake KVZ Music pretendon se ajo është larguar, serbët kundërshtojnë se nuk ka pasur censurë.

Kjo video është ndërtuar duke vënë poshtë titra satirike në pamjet origjinale të xhiruara të shtunën nga Televizioni Nacional i Serbisë (RTS), ku shihet Vucic – i cili ka për qëllim të bëhet Kryeministër pas zgjedhjeve të 16 marsit – duke e shpëtuar një djalosh në stuhinë e borës në qytetin verior Feketic.

Këto titra tregojnë se e gjithë video është xhiruar për t’i siguruar pikë Vucicit në zgjedhjet e ardhshme.

“Nuk dua të shkoj askund! Unë isha duke shikuar filma vizatimorë kur ata (ushtarët) më rrëmbyen”, shkruan në titra, duke pretenduar se ka thënë ky djalosh, ndërsa Vucic i përgjigjet “mos u tall djalosh, kjo është për shkak të zgjedhjeve”.

Të shtunën Vucic kishte vizituar automjetet e bllokuara nga stuhia e borës në rrugën Novi Sad-Suboticë.

Ndërkohë, pas zhdukjes së videos satirike të publikuar në YouTube, shumë serbë kishin postuar në Facebook duke pohuar këtë veprim.

Rrjeti social Facebook ishte përfshirë nga një numër i madh i fotografive-montazh, ku paraqitej Vucic i veshur si Superman, Pamela Anderson, Jezu Krishti dhe Hulk.

Gjithashtu edhe shumë portale informative në Serbi kanë shkruar artikuj lidhur me këtë çështje.

Ueb-faqja satirike – Njuz.net, ka publikuar një artikull me anë të cilit e kanë shpallur 1 shkurtin si ditë zyrtare të talljes në Serbi.

Tabloidi Kurir i cili njihet si medium i afërt me Qeverinë, ka publikuar një artikull ku thuhet se “është e lehtë të kritikosh nga një dhomë e ngrohtë”.

 

(Ballkan Insight)