Djaloshi me duart gjigante përjashtohet nga fshati, e quajtën “djall” (Video)

Dokumentari i Tense Channel 5 rrëfen jetën e 8 vjeçarit, Kaleem dhe udhëtimin e tij për zvogëlimin e duarve të tij gjigante.

Fun

08/08/2015 11:31

Djali i cili është i ri në moshë, nuk lejohet të shkojë në shkollë, pasi shokët e tij të klasës mendojnë se ai është “djall”.

Kaleem vuan nga një sëmundje e rrallë që njihet si “macrodactyly”, që nënkupton se ai ka duart gjigante.

The Mirror bën të ditur se tetë vjeçari është larguar nga shkolla dhe është përjashtuar nga fshati i tij në Indinë jugore, pasi besohet se ai është “djali i djallit”, transmeton lajmi.net.

Familja e djalit ka udhëtuar me milje, për të vizituar një mjek i cili është i bindur se do të përmirësoj funksionin  e gishtave të djalit.

Dokumentari, tregon se si Kaleem ka bërë ndërhyrje në duart e tij, por shërimi mund të marr muaj para se ai të vërej dallimet./lajmi.net/

YouTube player