Djaloshi kosovar takon nxënësit amerikanë që e ndihmuan të shkojë në SHBA për operacion (Foto)

Nxënësit e shkollës së mesme St. Anthony, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët kanë grumbulluar 5.000 dollarë për t'i ndihmuar një djali 6-vjeçar nga Kosova që të shkojë në vendin e tyre, për t'iu nënshtruar një operacioni në zemër në spitalin St. Francis, në fshatin Flower Hill, të Nju-Jorkut, kanë takuar djaloshin të mërkurën.

Lajme

22/03/2017 22:58

Erblin Sllamniku është shfaqur shumë i buzëqeshur, teksa është takuar me nxënësit që e ndihmuan të shkojë në SHBA për operacion, raporton Newsday.

Ai ka përqafuar ata që i dolën në ndihmë dhe i ka falënderuar me ‘thank you’, transmeton Gazeta Express.

Në takimin me Erblinin, nxënësit amerikanë i kanë dhënë atij një top të futbollit – që është sporti i preferuar i tij.

Erblini është operuar me sukses nga mjekët amerikanë, të cilët i kanë mbyllur një vrimë në zemrën e tij.

er1_1490219490-9205906