Djaloshi i talentuar largohet nga Facebook

Djaloshi i talentuar i Facebook largohet nga rrjeti social dhe shkon tek Google, ku do të jetë menaxheri i shërbimit zanor Assistant.

Auto & Tek

31/08/2017 01:10

Michael Sayman filloi si stazhist në Facebook kur ishte vetëm 17 vjeç, dhe 18 vjeç iu ofrua posti si inxhinier.

Në kompaninë e Mark Zuckerberg, Sayman ndihmoi rrjetin social të kuptonte përdorimin e smartphone nga ana e brezit të ri, ka udhëzuar për projekte eksperimentale dhe ka ofruar mbështetje për menaxherët për të identifikuar trendet.

Sayman, që ka mësuar të zhvillojë aplikacione që në moshën 13 vjeç, sot është 21 vjeç. Facebook e zbuloi pasi përdorte mjetet në dispozicion  të programuesve për një aplikacion të ri për iPhone. Para se të hynte në Facebook si stazhist, i shoqëruar nga e ëma, fluturoi në Silicon Valley për një takim privat me Zuckerberg. /Lajmi.net/