Djaloshi i ri hedh topin 36 metra larg dhe arrin ta zë atë, merrë ftesë nga NFL

Videoja e Gary Haynes ku ai shihet teksa e hedhë topin larg 36 metra dhe arrin ta zë atë është shpërndarë më shumë se 400,000 herë pasi e ka postuar atë në Vine.

Fun

19/05/2014 16:24

Një nxënës i shkollës së mesme është bërë një sensacion global në internet pas postimit të videos ku shihet teksa e hedhë topin 36 metra larg, vrapon dhe e kap atë.

Futbollisti amerikan Gary Haynes, nga Texas, i cili është 17 vjeçar, ngarkoi videon gjashtë-sekondëshe në faqen Vine më herët këtë muaj.

Që atëherë videoja e tij është shpërndarë më shumë se 400,000 herë dhe me famën që ka fituar tashmë ai ka marrë ftesë për prova nga liga e futbollit amerikan NLF.

Kur është pyetur për ata që dyshonin në origjinalitetin e videos, ai tha: \”Unë gjithmonë ju them atyre \’nëse më sjellni 1000 dollarë, unë do ta bëj përsëri për ju\’, përndryshe mundeni vetëm ta shikoni videon.