Djaloshi i adoptuar zbulon nënën e tij të vërtetë por ndodh diçka shumë e çuditshme

Një djalosh i adoptuar ka pohuar se ka rënë në dashuri me nënën e tij të vërtetë, pasi e ka zbuluar atë.

Lifestyle

14/06/2016 03:46

Shane Burke, 19 vjeç ka përshkruar se ai ishte i hutuar në lidhje me ndjenjat që kishte për Rose Bestall pasi e zbuloi atë në “Facebook”, transmeton lajmi.net

Ai beson se kjo mund të ketë qenë ndonjë tërheqje gjenetike seksuale, një gjendje kur dikush ndjen tërheqje seksuale ndaj ndonjë të afërmi kur për të parën herë takohen si të rritur.

Rose kishte qenë e detyruar të jepte djaloshin në adoptim, sepse kur ajo e kishte lindur ishte vetëm 15 vjeçare.

Ata u ribashkuan, por pas disa javësh Shane e ka pranuar dashurinë ndaj saj, duke krijuar kështu një dilemë masive.

“Unë e dija që ndjenjat e tij ishin të papërshtatshme, por unë e kam kërkuar kaq gjatë dhe nuk dua t’a largoj atë përsëri nga unë”, është shprehur Mrs.Bestall.

Ata kanë treguar se lidhja e tyre nuk mund të jetë asgjë më shumë sesa marrëdhënie “nënë-bir”.

“Unë tani e dua Rose, sepse është nëna ime, asgjë më shumë. E quaj Rose sepse marrëdhëniet ende nuk janë rregulluar, ndoshta së shpejti do t’a quaj nënë”, u tha Shane gazetarëve./lajmi.net