Djalit të heroit të UÇK-së i mbetët hatri nga drejtuesit e shtetit

Djalit të heroit nga Isniqi i Deçanit, Rrustem Bruqi, i ka mbetur hatri fort nga drejtuesit e institucioneve të shteti, për faktin se askush nga ta nuk ka shkuar në akademinë përkujtimore që ishte organizuar.

Lajme

06/07/2018 22:00

Flakrim Bruqi në një status në Facebook ka thënë se askush nuk ka shkuar në përvjetorin e 20’të të rënies së babait të tij. “Pa fije turpi as statuse nuk postojnë, e le më të marrin mundimin të vijnë në akademitë përkujtimore”, ka shkruar ai.

Ky është reagimi i plotë i  Flakrim Bruqit në Facebook:

Si qdo pervjetor, te pikelluar tubohemi me krenari tek ju Heronjtë tanë!

Ne e dijmë se lirinë e sollët ju! E me krenari tmadhe tregojme se tbijtë e kujt jemi!

Dhimbje ndjejme qdo dit, por ne ditet me shenje dhembja eshte me e madhe! Jo sepse humbe jeten per liri, per token kosovare! Por se sakrificen tonë spo e vlersojne me! I qendroj falenderues miqve tane qe nuk harrojne asnjeherë, por si mund te pranoj faktin se keta heronj kombi nuk marin meritat e tyre, e ne pervjetoret e tyre jane ata njerez besnik, jo kta njerëz qe jane ne qeverisje te vendit! Pa fije turpi as statuse nuk postojne, e le me te marin mundimin te vijnë ne akademitë perkujtimore! E un jetim i lirise vetem mund te shikoj se si ju nuk kujtoni pervjetorët e heronjeve te kombit, te cilet ne plan te parë, para familjes kishin token e Kosoves, himnin e flamurin tone, tcilin as ju vet se njifni, i habitur shikoj vendimet tuaja per neglizhence te ngjarjeve historike! Sidomos ju qe thirri per vlera lufte, e qe sot shijoni lirinë!

E nga qeveria sjam i habitur per mosprezencë! Po a te jem falenderues nga komuna se di, tpakten nga komuna moren pjes 5 persona per homazhe, te varri i deshmorit-HEROIT i cili sot 20 vjet nuk ështe rregulluar nga shteti per tcilin vdiq e dha gjithqka, e le me te ndertohen buste e permendore!

Ju Faleminderit per mirkuptim, me falni nese shkrova realitetin e hidhur qe ballafaqohemi qdo vit!

Mos harrofshim kurrë sakrificat tona! Kujtimet janë tek populli prapë se prapë, jo te qeveria! Emri yt eshte ne zemrat tona e jo ne permendoret qe sjane bërë!

Me krenari jam lajmetarë se jam pasardhesi yt, ti deshmorë i lirisë!

Me rrespekt Flakrim RRUSTEM BRUQI!