Djali zbret nga makina t’i ndajë vajzat që po rriheshin, por nuk ia del (Video)

Një ngjarje me të vërtetë e çuditshme ka ndodhur para dy ditësh në Uznovë të Beratit.

Fun

16/09/2017 11:30

Dy djem që po udhëtonin me makinë, mbetën pa fjalë kur panë se buzë rrugës dy vajza po ziheshin me njëra tjetrën. Djemtë ndaluan makinën dhe njëri prej tyre zbriti duke u përpjekur t’i ndajë.

Por rrahja dhe tërbimi i vajzave ishte aq i madh saqë djali i gjorë ndonëse u fut për disa çaste mes tyre për t’i ndarë, nuk arriti dot dhe duke mos patur se çtë bënte u largua dhe u fut përsëri në makinë.

Në vijim video e këtij incidenti të pazakontë. /Lajmi.net/