Djali viktimë nuk ishte palestinez, e as fëmija sulmues izraelit (Video)

Një video ku një fëmijë shihet duke e torturuar me shkop një fëmijë tjetër, bëri gjiron e botës. Në mediat e Kosovës u raportua se fëmija viktimë ishte palestinez, ndërsa sulmuesi izraelit, por realiteti fare nuk është i tillë. 

Bota

22/07/2014 12:30

Viktima është një djalë refugjatë sirian, ndërsa sulmuesi që në pamje të parë duket një vajzë e vogël me bishtalec, është një djalë i vogël libanez.   

Mediat e Kosovës, ndoshta edhe pa qëllim, duke e lidhur me situatën në Gaza, raportuan se bëhet fjalë për një torturë që i bëhet një fëmije palestinez nga një familje izraelite, të cilët nxisin një fëmijë të tyre të vogël ta godas me shkop viktimën e pambrojtur. 

Në realitet ngjarja zhvillohet në Liban, ku në videon e tmerrshme, shihet se si familjarët e rritur libanez, inkurajojnë fëmijën e tyre që ta rrahë një djalë të pambrojtur sirian.

Disa njerëz, duke përfshirë edhe një grua mund të dëgjohen tek nxisin fëmijën e tyre që të godas sa më shumë, ndërsa urdhërojnë viktimën që të gjunjëzohet dhe të mos e pengoj sulmin por t’i vendos duart prapa shpinës. 

Fëmija që duket si një vajzë me flokë të gjata mbrapa, por që në realitet është djalë, duket ta ketë emrin Abbas, raportojnë mediat nga Libani, transmeton lajmi.net. 

Autoritetet libaneze pas daljes në qarkullim të kësaj videoje kanë reaguar duke u marrë seriozisht me trajtimin e rastit, dhe thuhet të kenë kryer një bastisje, ku kanë arrestuar babain e djalit të vogël dy vjeçar dhe kushëririn e tij i cili kishte incizuar videon.

Viktima është identifikuar si një refugjat 9 vjeçar sirian me emrin Khaled N. (lajmi.net)