Djali surprizon nënën, ajo gati sa nuk çmendet nga gëzimi

Dashuria e nënës për fëmijën është e pafundme, kjo dihet e ndoshta s’ka nevojë të thuhet, pro reagimi i një nëne kur takon të birin pas dy vitesh tregon me të vërtetë shumë.

Fun

11/10/2017 18:56

Pas dy vitesh shërbim në marinën amerikane, djali, vendos të kthehet në shtëpi, por pa njoftuar asnjë person.

Në video është filmuar momenti kur ai, i veshur me uniformë, del përpara nënës së tij, e cila nuk u beson syve dhe nga gëzimi reagon shumë çuditshëm, duke filluar të vrapojë je drejt djalit të saj, por në drejtim të kundërt. Në video dëgjohet mamaja e përlotur, e cila thotë se kishte dy vite pa e takuar djalin e tij.

Videoja e publikuar në rrjet më 2 shtator, ka marrë mijëra pëlqime dhe komente pozitive, të cilët vlerësojnë dashurinë e nënës për djalin. /Lajmi.net/