Djali sulmon babanë e tij në Rahovec

 Një person është dërguar në mbajtje, pasi dyshohet se kishte sulmuar fizikisht babanë e tij.

Lajme

21/11/2018 10:42

Viktima nga Rahoveci, kishte njoftuar policinë se pas një mosmarrëveshje, djali i tij e kishte sulmuar fizikisht.

Si pasojë e lëndimeve trupore viktima ka marrë tretman në qendrën shëndetësore Rahovec, njofton PK, përcjell lajmi.net.

“Viktima mashkull K/Shqiptar ka njoftuar se djali i tij mashkull K/Shqiptar, pas një mosmarrëveshje kishte ushtruar dhunë fizike ndaj tij. Si pasojë e lëndimeve trupore viktima ka marrë tretman në qendrën shëndetësore Rahovec, ku pas tretmanit lirohet. I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes”. /Lajmi.net/